Një lajm i rëndësishëm për të gjithë kosovarët që përdorin Facebook

Në këtë muaj Facebook është përballur me shumë probleme, ku sistemi i këtij rrjeti social shpesh ka rënë nga funksioni dhe ka shkaktuar pakënaqësi tek përdoruesit.

Në Facebook përdoruesit nuk po munden të bëjnë publikime, as postim të fotografive apo edhe linçeve.

Nga kontrollimi nëpërmjet ‘Downdetector’, tregon ankesat që janë bërë në Europë, konkretisht në Hungari, Poloni, Gjermani, Greqi, një pjesë të Shqipërisë dhe në Kosovë.

Përdoruesit janë ankuar se nuk po mund të qasen në Facebook edhe nuk po munden të bëjnë publikime.

Ky nuk është rasti i fundit që Facebook po paraqet probleme, një problem i njëjtë ka ndodhur edhe ditë më parë./gazetametro.net

SHPËRNDAJE