Një tjetër dasmë VIP në horizont… ja kush do të dalë para altarit!

Mëngjesin e sotëm këngëtarja bukuroshe Miriam Cani ka qenë e ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”.

Ajo është shprehur rreth nisjes së “The Voice Kids” ku ajo është një nga anëtaret e jurisë dhe gjithashtu edhe rreth jetës private.


Miriam ka theksuar se ajo dhe Albani kanë në plan që të realizojnë një ceremoni martesore për të kurorëzuar dashurinë e tyre, por ende nuk kanë një datë për shkak të angazhimeve të shumta që kanë.

Gjithashtu edhe ardhja në jetë e vogëlushes së tyre ka qenë një tjetër shkak se përse ata nuk e kanë realizuar një ceremoni të tillë.

Miriami dhe Albani kanë tashmë shumë vite së bashku dhe njihen si nga çiftet më romantike të shoubizit shqiptar, për shkak të dedikimeve të shumta që i bëjnë njëri-tjetrit dhe gjithashtu për bashkëpunimet muzikore mjaft të ndjera që kanë së bashku.




SHPËRNDAJE