Një vit nga vrasja makabre e Ermal Kamberajt në Mitrovicë

Fahredin Spahija: Një vit pa Ermalin…

Nesër bëhet një vit nga vrasja e nipit tim të dashur nga dora e një krimineli gjakëftohtë i cili shoi jetën e Ermalit të njomë dhe gjithëherë të qeshur…

Kaloi një vit dhe policia e drejtësia e Kosovës u treguan krejtësisht të paafta që vrasësin e Malit tonë, ta zënë e ti japin denimin e merituar por edhe ta njoftojnë familjen për arsyet dhe shkakun e vrasjes makabre. Ata e meritojnë dhe e duan të vërtetën rreth kësaj vrasjejeje që tronditi tërë Kosovën por edhe gjithë shqiptarët kudo që ata jetojnë.

Policia e Kosovës dhe organet e ndjekjes duhet ta kuptojnë se me neglizhencën dhe mospunën e tyre për zbardhjen përfundimtare të vrasjes kriminale dhe enigmatike të Ermal Kamberajt kanë dyfishuar dhimbjen dhe vuajtjen e prindërve të tij, motrës e vëllaut të tij, familjarëve dhe farefisit të shumtë të tij që me të drejtë presin që krimineli shpirtëligë të zihet sa më parë dhe të marr denimin për aktin e kryer.

U prehsh në paqe dhe në begatitë e Perëndisë, Ermali ynë i ambël e i qeshur përherë!

SHPËRNDAJE