Një vit pas tentativës për grusht shtet në Turqi, rrëfehet burri që i kaluan tanket sipër (Video)

Sabri Unal mund të thuhet pa frikë se është një person me fat, i cili edhe pse i kanë kaluar dy tanke sipër ka shpëtuar për mrekulli.

Ai mbeti i plagosur gjatë tentativës për grusht shteti në Turqi, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se atij i kaluan sipër dy tanke.

Një vit pas kësaj, ai ka folur për BBC:

Pashë tanket që po afroheshin dhe u hodha në rrugë për t’i ndaluar. Në këtë moment u përballa me tankun e parë. Ai nuk ndaloi, më kaloi sipër. Kur u ngrita në këmbë pashë që po vinte tanku i dytë. Urreka ta ndaloj duke ngritur dorën. Megjithëse më pa, as tanku i dytë nuk ndaloi duke më shtypur krahun e djathtë.”

Unal shpjegon se me lëkurën që i kishin marrë nga këmba i kishin mbyllur plagën në krah.

Ai thotë se është me fat që ka shpëtuar me aq, pasi mund të ishte vrarë nëse do të kishte shkuar të protestonte tek ura e bllokuar e Bosforit.

Reklam

SHPËRNDAJE