Njerëzit e Bajau kanë evoluar shpretka më të mëdha që ua mundësojnë të qëndrojnë të zhytur deri në 13 minuta

Shkencëtarët kanë zbuluar se njërëzit nomadë, të njohur si populli Bajau i Tajlandës, kanë evoluar shpretka më të mëdha, shkruan Veriu.Info

Ky ndryshim u ka mundësuar atyre që të mund të qëndrojnë të zhytur në ujë deri në 13 minuta. Sigurimi i ushqimit nga ky popull varet shumë nga zhytja për të gjuajtur kafshë të ndryshme detare.

Një studim në revistën Cell konstaton se një mutacion ka mundësuar evoluimin e shpretkës dhe ky ndryshim, për shkak të manifestimit në ndryshimin në kohëzgjatjen e qëndrimit nën ujë dhe për shkak se zgjatja e qëndrimit në ujë është beneficiale për këta njerëz, është favorizuar nga përzgjedhja natyrore.

Shumica e njerëzve mund të mbajnë frymën nën ujë vetëm disa sekonda e disa prej tyre vetëm pak minuta.

SHPËRNDAJE