“Njëri nga policët më tha mos bëj makijazh para mediave me gjakun tënd”

Aktivisti i LVV-së, Veron Hasani, që ishte arrestuar sot nga mbrojtja e afërt e Presidentit Hashim Thaçi, deklaroi se si kishte ndodhur e tërë ngjarja.

“Më herët nuk kam pas komunikim verbal me mbrojtjen e presidentit. Unë nuk e kam ditë që ata janë policë dhe mbrojtje e afërt. Thjeshtë janë ardhë në drejtim tim dhe më kanë goditur disa herë. Krejt në fund e kamë marrë vesh që janë policë dhe mbrojtje e presidentit”.

“Nuk më është thënë asgjë, unë thjesht e kam deklaruar që është hajn në bashkëpunim me Qeverinë Hotin, po tentojnë më deformu vullnetin e qytetarëve, ata nuk do ta lejojnë këtë gjë”.

Ai më tej në Edicionin Special të Klan Kosovës theksoi se në kabinën në hyrje Kuvendit kur ishte duke qëndruar iu kishte thënë nga policia që të mos bënte makijazh para mediave.

“Pjesa pas kokës më ishte është gjakosë me dorë e kam prek e kam vërejtur që kam gjak, polici më tha mos bo makijazh para mediave”.

“Ndaj atyre kemi ngritur kallëzim penal ku inspektorati do të merret me ata”, ka thënë Hasani.

SHPËRNDAJE