Njeriu i afërt i ish kryeministrit Haradinaj i del në krah vendimeve të qeverisë Kurti: S’ka më diplomaci rrugaçësh, të pa shkollë e shoferë

Ish-këshilltari i Ramush Haradinajt, Halil Matoshi, e ka quajtur të drejtë vendimin e ministrit të Jashtëm, Glauk Konjufcës, për shkarkimin e konsujve.

Këtë vendim, ai thotë se e pati parashikuar vet.

Postimi:

Vendim i drejtë i Glauk Konjufcës!

Më 3 shkurt në një shkrim të botuar te Gazeta Exspress, e kam paralajmëru këtë hap që sot e ndërmori Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca.

Shkarkimi i konsujve që kanë marrë detyra përmes lidhjeve nepotiste e partiake do të ketë kuptim vetëm nëse Ministri ia rikthen kredibilitetin konkursit publik që nxjerr në psh vlera dhe meritokraci.

Kam shkru se Qeveria Kurti duhet t’ia kthejë dinjitetin e Republikës, duke mos e lënë diplomacinë e saj në duer militantësh partiakë, rrugaqësh t’pa shkollë e shoferësh, unë si rival politik, do ta duartrokas fort! Nëse arrinë me ua mbyllë derën analfabetëve funksional, për t’i mbajtur jashtë sistemit, duke i dhënë kredibilitet konkursit publik, bravo i qoftë!
Nuk ka shumë rëndësi se kush janë ata që u shkarkuan, nuk kam asnjë dyshim në domosfoshmënibëve kētij akti, por jetike për ta rritë besueshmërinë dhe transparencën do të jenë emrat që do të pasojnë në vend të tyre.

Vetëm atëherë do të shihet qartë motivi i vërtetë i shkarkimit të atyre konsujve të Republikës së Kosovës nepër botë!

SHPËRNDAJE