Njihuni me shqiptarin që prodhoi Lamborghinin made in Haraçinë

Lamborghini nuk prodhon vetëm Italia.

Një makinë unike e ndërtuar nga dëshira dhe pasioni, u prodhua edhe në Haraçinë të Shkupit.

E kujt do t’i shkonte ndërmend që një Renault Laguna u transformua në Lamborghini Aventador.

Për këtë transformim pronari shpenzoi muaj të tërë.

I gjithë skeleti i makinës është ndryshuar që të marrë formën sa më të përafërt me super makinën Lamburghini Aventador.

“Ideja ka qenë special tek unë edhe jam produksion filmik, që bëjmë filma xhirime, një veturë e këtillë na u desh për xhirimet e filmit që do ta bëjmë në janar. Më lindi ideja dhe shkova e mora një Reno Laguna, dhe e kam prerë dhe ngadalë ngadalë duke i mbledhur pjesët, dhe ja në këtë mënyrë ka ardhur”, tha Mensur Kadriu.

Mensuri thotë se pasi të përfundojë me Lamborghinin, do të ndërtojë një Bugatti dhe një Ferarri.

SHPËRNDAJE