Njoftim me rëndësi nga ujësjellësi për qytetarët e Vushtrrisë

Njësia operative në Vushtrri e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”, ka paralajmëruar qytetarët e Vushtrrisë se nesër do të ketë ndërprerje të kontrolluar të furnizimit me ujë për shkak të punimeve që do të bëhen në afërsi të Kompanisë për përpunimin e ujit të Vushtrrisë, raporton Gazeta online Veriu.info.

‘KRU Mitrovica ujësjellësi në Vushtrri njofton qytetaret se nesër me datë 14 09 2018 do të punohet në rrjetin elektrik nga ana e Kompanisë Iber-Lëpenc në eliminimin e prishjeve ku si pasojë do te ndalet rryma në pjesën ku është edhe fabrika për përpunimin e ujit. Punime do të ketë nga ora 10:00 deri në orën 18:00 ku si pasojë e këtyre punimeve Fabrika për përpunimin e ujit nuk do te punoj, thuhet në njoftimin e Njësisë operative në Vushtrri të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”.

Prandaj qyteti do te ketë furnizim të pjesshëm në këtë orar. Ujësjellësi paraprakisht kërkon mirëkuptim nga qytetaret vushtrrias.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE