Njohësi i Ballkanit Perëndimor: Të arrihet një marrëveshje Kosovë-Serbi, pa përjashtuar korrigjimin e kufijve

Njohësi i Ballkanit Perëndimor James Ker-Lindsay ka thënë se duhet të arrihet një marrëveshje finale Kosovë-Serbi, pa përjashtuar korrigjimin e kufijve.

Ker-Lindsay, i cili merret edhe me kërkime që mbulojnë fushën e sigurisë dhe paqes në Evropën Juglindore.ka folur edhe për idenë e korrigjimit të kufijve, rolin e Gjermanisë dhe BE’së në procesin e gjetjes së një zgjidhjeje finale për Kosovën dhe Serbinë, modelin e “Dy Gjermanive ”, të propozuar nga deputeti i CDU/CSU, Peter Beyer, si dhe në fund ka paraqitur mozaikun e tij se si do të duhej të dukej një marrëveshje finale ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Mendoj se ky është një vendim i shkëlqyeshëm. Për fillim, me të dëshmohet se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të mbesin të angazhuara në këtë rajon”, ka thënë ai.

“Ka pasur shumë spekulime për këtë gjatë vitit të kaluar. Nuk mendoj se është gjë e dobishme të përqendrohemi tepër në këtë çështje. Ajo që e dimë është se ka nevojë për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, e cila do ta zgjidhë problemin një herë e përgjithmonë dhe për të gjithë dhe që do t’ia mundësojë Kosovës hyrjen në Kombet e Bashkuara. Duhet t’iu lihet dy palëve që të vendosin se çfarë marrëveshje do të arrijnë. Si shumë të tjerë, unë besoj se është e rëndësishme që palët të jenë mendjehapura.

Nëse Beogradi dhe Prishtina dëshirojnë të arrijnë marrëveshje territoriale, atëherë ne nuk duhet ta përjashtojmë një gjë të tillë. Kushti është që çfarëdo marrëveshje që arrihet të jetë në përputhje me ligjet ndërkombëtare. Përfundimisht, iu takon atyre të vendosin. Ne duhet të përshëndesim çfarëdo përpjekje që bëjnë për të arritur një marrëveshje”, ka shtuar Ker-Lindsay.express./gazetametro.net

SHPËRNDAJE