Njohësi i zhvillimeve politike tregon se cili është qëllimi i Lutfi Hazirit

Njohësi i zhvillimeve politike, Vigan Qorrolli, ka folur për zhvillimet në bisedimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për arritjen e koalicionit qeveritar.

Qorrolli në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se është i pashpjegueshëm fakti që Komisioni Qendror i Zgjdhjeve ende nuk po del me rezultat final një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve.

Ai ka thënë se është për të ardhur keq që në fillim të gjitha partitë i kanë pranuar rezultatet e zgjedhjeve por tani kanë ndryshuar qëndrim.

Njohësi i zhvillimeve politike ka thënë se është zhvillim i mirë tendenca për një koalicion VV-LDK, por sipas tij, po shihet që në LDK ka një përçarje të brendshme.

“LDK po bën disa bllokada të panevojshme, duke u kushtëzuar koalicionin qoftë me program apo emra të përveçshëm për president”.

Qorrolli thotë se Haziri po mbështet idenë që tash të hidhet në “pazar” posti i presidentit për ta marrë LDK-ja në vitin 2021.

“Nëse zoti Mustafa bëhet president në vitin 2021, atëherë zoti Haziri pretendon ta merr kreun e LDK-së.

E dyta nëse zoti Mustafa nuk bëhet president për ndonjë arsye në vitin 2021 atëherë i bie që zoti Haziri do të ishte kandidat i LDK-së për president”.

Ai thotë se në LDK ka një përplasje mes “gjeneratës së vjetër” dhe “gjeneratës së re”.

Njohësi i zhvillimeve politike thotë se në këtë fazë nuk do të duhej të ishte problem çështja e presidentit.

“Nuk mund të flitet 18 muaj para se t’i skadojë Presidentit aktual mandati pasi i kemi edhe bisedimet me Serbinë dhe nuk e dimë çka do të ndodh deri atëherë.

Presidenti duhet të jetë post konsensual dhe LDK nuk duhet të ketë frikë nga ndonjë emër që vjen nga zarfi”, deklaroi ndër të tjera Vigan Qorrolli./Telegrafi/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE