Nominimi i tri qeverive për çmimin Nobel, reagon Grenell

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova dhe Serbia janë nominuar për çmimin Nobel për Paqe, pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.

Pas këtij lajmi, ka reaguar edhe i dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

“Presidenti Donald Trump është nominuar për të dytën herë për çmimin Nobel për Paqe për marrëveshjen historike mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Grenell në Twitter, derisa i ka bërë retwett postimit të deputetit të Partisë Demokrate në Suedi, Magnus Jacobsson.

Ndryshe, iniciativën për nominimin e qeverive të këtyre shteteve për këtë çmim e ka marrë deputeti i Partisë Kristian Demokrate në Suedi, Magnus Jacobsson.

Ai sot ia ka dorëzuar nominimin Akademisë së Shkencave të Norvegjisë e cila ndan çmimet Nobel.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Jacobsson përmes një postimi në llogarinë e tij në Tëitter.

“Prandaj dua që të nominojë Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeverinë e Kosovës dhe Qeverinë e Serbinë për Çmimin Nobel për Paqe, pasi që përmes kësaj marrëveshjeje synohet eliminimi I rrezikut për konflikte të reja në Ballkan dhe ka afrim drejt paqes dhe njohjes reciproke”, thuhet në dokumentin e publikuar nga Jacobsson.