Nora Istrefi feston ditëlindjen, Robert Berisha i bën urimin e veçantë nga karantina (FOTO)

Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, festoon sot ditëlindjen. Këtë të mërkurë ajo mbush plot 35 vjeçe dhe për të nuk mungojnë urimet e shumta.

Madje në këtë ditë të veçantë nuk ka munguar as urimi i ish-bashkëshortit, Robert Berisha, i cili ndodhet aktualisht i izoluar pas mbërritjes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Roberti zgjodhi të publikojë një video të tijën me vajzën Renne me të cilën shfaqet duke i rënë pianos dhe duke kënduar këngën e ditëlindjes.

Më 19 mars Robert Berisha bëri me dije se është futur në karantinë me urdhër të autoriteteve të Kosovës, si pjesë e masave për të ndaluar përhapjen e koronavirusit në vend.

Ai qëndron i izoluar në konviktet në Prishtinë, pasi mbajti një koncert pak ditë më parë në Amerikë.

Këngëtari u shpreh se pas mbërritjes nuk ka takuar as vajzën e tij për të cilën e ka marrë shumë malli.

“Vajzën nuk e kam takuar, direkt nga aeroporti më kanë sjell këtu. Vajzën doja ta takoja. Kushtet nuk janë të mira. Nuk është e drejtë tu futemi në dhomë studentëve, të cilët kanë rrobat ende këtu. Unë kam postuar story në Instagram të banjës me kushte jo të mira, por ka edhe më keq në këtë situatë të jashtëzakonshme që ndodhemi.

Kishte edhe të moshuar kur erdhëm nga Stambolli, sepse nuk kanë ku të futen. Dua t’ju jap një mesazh atyre që po na ndjekin, kanë fat që janë pranë familjarëve të tyre dhe shpresoj që do ta kalojmë këtë situatë”, tha Roberti pak ditë më parë.

SHPËRNDAJE