Nora Istrefi lajmërohet nga Zvicra, tregon vendin e mrekullueshëm ku po rri

Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi këto ditë po i shijon pushimet dimërore. Si destinacion, ajo ka zgjedhur Zvicrën, përkatësisht St.Moritz.

Ndërkohë nuk ka nguruar që të ndajë me ndjekësit në rrjetet sociale disa foto, ku shfaqet e veshur me kostum të zi.

Këngëtarja duket më në formë se kurrë dhe vihet re që shoqërohet nga nëna, motra Era, si dhe vajza e saj, Renee.

Nora kohën e fundit nuk ka qenë shumë aktive me këngë të reja, por është përqendruar në një biznes privat.