Nuhiu deklarohet për ndeshjen Kosovë – Mali i Zi

Nuhiu ka thënë se ndeshja kundër Malit të Zi është shumë e rëndësishme, por ashtu kanë qenë edhe ato kundër Bullgarisë dhe Çekisë.

“Ndeshja kundër Malit të Zi është shumë e rëndësishme, por ashtu kanë qenë edhe ndeshja kundër Bullgarisë dhe Çekisë, është një lojë e rëndësishme për ne, por jo më tepër siç kanë qenë ato tjerat”, ka deklaruar Nuhiu, përcjell lajmi.net.

“Kemi pasur rezultate të mira prej tyre, shpresoj të kemi edhe tani”.

Tutje Nuhiu ka shtuar se Kosova nuk duhet të ndërrojë mentalitet, dhe të gjitha ndeshjeve duhet t’u qaset në të njëjtën mënyrë, siç ka bërë deri më sot.

SHPËRNDAJE