Nuk do ta besoni çka bëri ky polic dhe çka i ndodhi pastaj

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër policit tashmë në cilësinë e të dyshuarit E.S, për veprën penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’.

Siç thuhet në aktakuzë, ish-polici në cilësinë e personit zyrtar e ka shfrytëzuar detyrën dhe nuk ka arrestuar një person të gjykuar më herët.

Prokuroria sqaron se më datën 01.06.2017 rreth orës 11:00 në Komunën e Dragashit ka ndodhur rasti i ndihmës për shmangie nga arrestimi.

Me tutje sipas aktakuzës, duke udhëheqë patrullën policore në përbërje prej 9 zyrtarëve policor me mision zbatimin e urdhër-arrestit të Gjykatës Themelore në Prizren për dërgim në vuajtje të dënimit me burg të gjykuarin M.Q., me të njëjtin e bisedon çështjen e arrestimit të tij. Kur i gjykuari hynë në shtëpi të tij me pretekst që të përgatitet, përfiton nga rasti për tu fshehur e pastaj në funksion të arrestimit të tij nuk e urdhëron patrullën për ta bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse, përkundrazi pa lënë patrullë për ta vëzhguar shtëpinë e të gjykuarit, e urdhëron ekipin policor për të u larguar nga vendi i ngjarjes./gazetametro.net

SHPËRNDAJE