Nuk do ta besoni ku u arrestua i dyshuari për vrasjen e personit që u gjet i vdekur te lumi Sitnica

Për vrasjen e 33 vjeçarit në Vushtrri, i cili sot është gjetur pa shenja jetë pranë lumit Sitnica, është arrestuar një person i dyshuar.

Burime të Veriu.info nga Policia e Kosovës bëjnë të ditur se sot pasdite në Prizren është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka lidhje me vrasjen e të riut K.M.

Siç mëson Veriu.info viktima është gjetur sot rreth orës 07:00 te lumi Sitnica nga famljarët e tij, të cilët kishin njoftuar policinë.

Burime të portalit bëjnë të ditur se viktima ka dalë për herë të fundit nga shtëpia të shtunën, ndërsa mbrëmë në mesnatë familjarët e kanë njoftuar policinë./Veriu.info/

SHPËRNDAJE