Nuk do ta besoni sa ka kushtuar fustani që kishte veshur Lumja e Thaçit në SHBA

Dizenjatorja e cila është kujdesur për dukjen e Lumnije Thaçit gjatë vizitës zyrtare në SHBA, zbuloi sekretin e fustanit me të cilin Lumnije Thaçi u takua me Donald dhe Melania Trump.

”Materiali është i përzgjedhur veçanërisht për Zonjën e Parë, shtof i plotë me shtresë mëndafshi, kurse çmimi në tregun tonë është 580 euro”.

Ajo tregoi se ka kohë që bashkëpunon me Zonjën e Parë të Kosovës për veshjet e saja në paraqitjet publike.

“Zonja Thaçi është tejet elegante dhe gjithmonë e respekton kodin e veshjes”.

Shenaj Shala, eksperte e protokollit të Presidencës, nuk e ka komentuar stilin e veshjes së zonjës Thaçi, por ka folur për ndikimin që mund ta ketë ajo.

Në një prononcim për klankosova.tv, Shala tha se prezenca e Lumnije Thaçit si Zonjë e Parë në ngjarjet e rëndësishme e përforcon imazhin e saj publik, duke i dhënë rast që t’i shfrytëzojë këto ftesa për angazhim më të madh, zgjerim të rrjetit të kontakteve dhe promovimin e vlerave të shtetit të Kosovës.

SHPËRNDAJE