Nuk e punësojnë në Komunë, thyen xhamat në shenjë revolte

Policia në Zveçan ka arrestuar një person të nacionalitetit serb, pasi që i njëjti në shenjë revolte ka thyer xhamat në ndërtesën e Komunës.

Sipas policisë, sulmi ndaj Komunës ka ndodhur për shkak se atij i ishte premtuar një vend pune në këtë komunë, por që nuk u punësua asnjëherë.

I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.