Nuk janë protestat: VV zgjedh një strategji befasuese si kundërpëgjigje ndaj vendimit të Kushtetueses

Albin Kurti, leader of the Self-Determination movement (Vetevendosje), attends a campaign rally in Mitrovica, Kosovo, September 25, 2019. REUTERS/Laura Hasani

Vlora Haxhimemedi e Lëvizjes Vetëvendosje sot ka nisur konferencën për media në të cilën ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës që i ka dhënë të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaçi për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Haxhimemedi ka thënë se një aktvendim i tillë i ka hapur rrugë regjimit të vjetër dhe e ka bërë votën të parëndësishme.

“ Aktvendimi hap rrugë për regjim, ku vota e qytetarit bëhet e parëndësishme”, ka thënë ajo.

Tutje ajo ka thënë se s’mund të pritje ndonjë vendim tjetër nga një Gjykatë që gjyqtarët i ka të kapur nga PDK, LDK, AAK e NISMA.

“Cka tjetër mund të prisnim nga një Gjykatë kur gjyqtarët janë të kapur nga PLAN-i e të kërkuar nga Interpoli”, ka potencuar ajo.

Ndërkohë ka njoftuar se si parti do të nisin një peticion online përmes të cilit do të kërkojnë zgjedhje të reja.

“Do të nisim një peticion online. Zgjedhjet janë zgjidhje. Janë e vetmja rrugë për të dalë nga ngërçi.

Peticioni do të jetë i stërmadh”, ka shtuar ndër të tjera ajo.

SHPËRNDAJE