Nuk ka më miell në marketet e Mitrovicës dhe Vushtrrisë, qytetarët furnizohen nga frika e koronavirusit

Pas lajmit të publikuar se edhe në Shqipëri janë identifikuar dy persona të infektuar me koronavirus, paniku i ka kapur edhe qytetarët e Kosovës, të cilët kanë filluar furnizimin e rezerva ushqimore.

Gazeta online Veriu.info mëson se në shumicën absolute të dyqaneve ushqimore në Mitrovicë dhe Vushtrri mungon mielli, përderisa produktet tjera po shiten jashtëzakonisht shumë.

Prej dje, e sidomos sot, marketet e Mitrovicës dhe Vushtrrisë janë vërshuar nga konsumatorët e shumtë, të cilët po blejnë produktet bazike ushqimore.

Ndryshe, sot Veriu.info ka raportuar se ka informacione të pakonfirmuara që dyshohet se një person i dërguar në spitalin e Mitrovicës, ka dyshime se është i infektuar me koronavirus./Veriu.info

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE