Nuk ndalen asnjëherë, edhe natën ndërtohet në Prishtinë

Në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, konkretisht tek kryqëzimi i rrugës “Dukagjin Vula” edhe “Ndue Perlleshi” zhurmët e makinerive ndërtuese po dëgjohen edhe në gjysmën e natës.

Ndërtimi i disa ndërtesave shume banesore me afarizëm me etazhitet B+P+6, ne lagjen “Mati 1” që po kryhet nga ndërtuesi “Pozhegu Brothers” disa herë u paraqiti shqetësim banorëve, shkruan lajmi.net.

Lajmi.net ka mësuar se 4-5 herë punëkryesi në këto objekte ka vazhduar punën deri pas orës 24:00. “Herën e fundit makineritë kanë bërë zhurmë deri rreth orës 24:00. Rreth katër a pesë herë që punojnë deri në këtë vakt”, tha një qytetarë i asaj zonë, i cili ka dërguar edhe nj video në adresë të redaksisë.

Pronari i “Pozhegu Brothers”, Qemail Pozhegu, i cili po investon në ato ndërtesa tha për lajmi.net se vetëm këtë të premte ka ndërtuar deri rreth orës 23:00, jo më shumë dhe se nuk është ankuar ndonjë qytetarë. “Vetëm njëherë kemi ndërtuar, këtë të premte. Kjo për shkak se e kemi vendosur pllakën. Nuk kemi pasur ankesa”, tha Pozhegu.

hkak se e kemi vendosur pllakën. Nuk kemi pasur ankesa”, tha Pozhegu.

SHPËRNDAJE