Nuk ndalet Halil Kastrati: Për 28 nëntor do të bëjmë 28 familje me shtëpi të reja

Themeluesi i shoqatës bamirëse ”Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ka treguar se për festën e 28 nëntorit do të dhurohen 28 shtëpi për nevojtarët.

“Nuk mund të dalë nga kjo studio pa treguar se kemi zgjedh që për 28 nëntor, të japim 28 palë çelësa, pra 28 shtëpi të reja”, ka thënë Kastrati, njofton Klan Kosova.

“Me 28 nëntor në Sallën e Kulturës në Prizren do t’i thërrasim familjarët, mysafirë dhe mediat. Do të dhurohen 28 shtëpi të reja për nevojtarët”, është shprehur ai.

SHPËRNDAJE