Nuk nis seanca e jashtëzakonshme, Veseli e Haradinaj në takim!

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës u ndërpre sot për një pauzë 15 minutëshe.

Por kjo seancë e paraparë të niste nga ora 9:00, ende nuk po zhvillon punimet, njofton Klan Kosova.

Klan Kosova merr vesh se kjo seancë nuk po vazhdon aktualisht pasi Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Kryeministri Ramush Haradinaj janë duke zhvilluar një takim të përbashkët.

Veç kësaj qysh në fillim të seancës së jashtëzakonshme për dialogun Kosovë- Serbi dhe kompetencat e Ekipit Negociator, nuk pati deputetë të mjaftueshëm në sallë, njofton Klan Kosova.

SHPËRNDAJE