Numërohen 22% të votave – kaq vota kanë marrë Reka dhe të tjerët

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në web-faqen e saj ka publikuar rezultatet e para nga zgjedhjet për kryetar shteti, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga 22 përqind e votave të përpunuara (395.820 vota):

Blerim Reka (Aleanca për shqiptarët dhe Lëvizja Besa) ka marrë 20.419 vota apo 13,59%%,

Gordana Siljanovska Davkova (OBRM-PDUKM dhe koalicioni) ka marrë 60.449 vota apo 40,22%%,

Stevo Pendarovski (LSDM, BDI, PDSH, Alternativa dhe tjerë) ka marrë 63.447 vota apo 42,22%.

Nga kjo përqindje e votave të përpunuara 5.974 vota janë fletvotime të pavlefshme, apo 3.97%

Sot u mbajtën zgjedhjet presidenciale dhe në Listën zgjedhore kishte 1.808.131 qytetarë për të votuar. Dalja e përgjithshme ishte rreth 40% e qytetarëve.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE