Numërohen mbi 20% të votave në nivel vendi, ja kush po prin

Pas mbylljes së vendvotimeve tashmë ka filluar procesi i numërimit të votave nga KQZ dhe vendosja e tyre në sistemin e të dhënave, shkruan gazeta online veriu.info.

Janë numëruar mbi 20% të votave në nivel vendi.

Siç edhe mund ta shihni më poshtë në diagramin e KQZ-së, prin LDK-ja, raporton veriu.info

Në vendin e dytë është PDK-ja, kurse e treta renditet VV-ja.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në vazhdim, derisa ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

SHPËRNDAJE