Nxënësit e kësaj komune i qepin uniformat për të kursyer buxhetin

Komuna e Suharekës vazhdon të jetë një ndër komunat e cila investon në shumë fusha. Krejt kjo falë udhëheqjes së tanishme, ku në shumë vende të qytetit janë vendosur kamera e ndriçim publik.

Një investim i madh thuhet që është bërë edhe në lëminë e arsimit, investim ky i cili do të ishte i pamundur pa bashkëpunimin me qytetarët.

Nxënësit e shkollës së mesme teknike ‘Skënder Luarasi’ në këtë komunë, kanë qepur vetë uniformat shkollore, duke kursyer kështu deri në 50% të mjeteve për blerjen e tyre.

Bëhet e ditur se këtë shkollë e ka vizituar edhe kryetari i komunës, Bali Muharremaj, i cili është ndarë i kënaqur me iniciativën e këtyre nxënësve. Për këtë Muharremaj ka reaguar edhe në rrjetet sociale duke postuar një video që ka të bëjë me këtë iniciativë. /gazetametro.net

Nxënësit e SHMT "Skënder Luarasi" i qepin uniformat e veta, duke kursyer kështu deri në 50% të mjeteve për blerjen e tyre

Nxënësit e SHMT "Skënder Luarasi" i qepin uniformat e veta, duke kursyer kështu deri në 50% të mjeteve për blerjen e tyre

Publiée par Bali Muharremaj sur Lundi 2 décembre 2019

SHPËRNDAJE