OBSH raporton rekord të ri rastesh për një ditë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar një rritje rekord të rasteve të koronavirusit në glob, me 212,326 raste të regjistruara në vetëm 24 orë.

Raporti për situatën i OBSH-së, tregon se rreth 130 mijë e këtyre rasteve të reja janë në kontinentet amerikane, SHBA, Brazil dhe Meksikë. Shifra më e lartë e rritjes së numrit global të të infektuarve, ishte 189 mijë, e regjistruar të martën.

Ndërsa në SHBA, presidenti Donald Trump flet për fitore të Amerikës ndaj virusit, rastet atje vazhdojnë të rriten. Sipas tij, vetëm 99 përqind e rasteve të identifikuara nga testimet janë totalisht të padëmshëm.

Por në shumë shtete shifrat rriten frikshëm me rekorde të reja ditore të raportuara në Karolinën e Veriut, atë të Jugut, Tenesi, Teksas, Alaskë, Misuri, Ajdaho dhe Alabama.

Numri i rasteve ka filluar të rritet edhe në Kosovë. Vetëm përgjatë ditës së djeshme janë raportuar 178 të infektuar.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE