O’Connell: Ka ardhur koha që qytetarët t’i ndalojnë politikanët

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, në forumin “Fol Hapur” të Lëvizjes Fol, ka thënë se ka ardhur koha që të ngrihet zëri qytetar ndaj korrupsionit në Kosovë.

Sipas tij, kjo nuk do të thotë se po bën thirrje për protesta por për vetëdijesim të qytetarëve. Kjo pasi, siç është shprehur ambasadori britanik, e vetmja mënyrë për të detyruar politikanët të marrim masa ndaj kësaj gjendjeje është presioni qytetar.

Ai ka thënë se Kosova do të gjykohet jashtë vendit për shkak të sjelljeve të Qeverisë por edhe nëse qytetarët e pranojnë këtë sjellje të Qeverisë. Kjo sipas tij, ndikon në politikë, në investim e turizëm.

Problemet e tilla ka thënë se nuk mund t’i rregullojnë të huajt por vet qytetarët e vendit.

“Ne nuk kemi të drejtë vote, nuk jemi pjesë e shoqërisë, jemi vetëm miqtë e Kosovës. Duhet të dëgjoi miqtë kur themi se ka ardhur koha të rregulloni këto probleme sepse nuk ka më durim. Kosova ka nevojë për përkrahjen e përditshme të Bashkësisë Ndërkombëtare dhe nëse kjo përkrahje humb do të ishte një problem jetik për Kosovën”, ka theksuar ai.

SHPËRNDAJE