“Oh vdiqa, s’më mbajnë kockat…”, pacientët rënkojnë nga simptomat e Covid-19

Pamje të rënda vijnë nga spitali infektiv në Tiranë ku po trajtohen pacientë të infektuar me Covid-19.

Ka qenë ministria e Shëndetësisë që ka shpërndarë një video nga brenda spitali ku shihen dhe dëgjohen pacientë të infektuar nga virusi Covid-19 teksa rënkojnë për shkak të simptomave që jep ky virus.

Shumë pacientë janë të intubuar dhe u nevojitet me patjetër oksigjeni për t’i mbajtur në jetë.

Kujtojmë ditën e djeshme 3 qytetarë në terapi intensive, të intubuar kanë humbur jetën te Infektivi.  Një 52 vjeçar nga Tirana, një 57 vjeçar nga Kukësi dhe një 59 vjeçar nga Korça, nuk e kanë fituar dot betejën me Covid19, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Aktualisht në dy spitalet Covid, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 106 pacientë, 9 pacientë janë në terapi intensive dhe 1 prej tyre është i intubuar.

Numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është më i lartë se numri i të identifikuarve pozitive me Covid19. Janë shëruar 77 qytetarë, duke e çuar në 2214 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1585 persona aktivë me Covid19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

SHPËRNDAJE