Opozita në Skenderaj akuzon pushtetin se po e harxhon buxhetin pa kurrfarë prioriteti

157 mijë euro i ka shpenzuar komuna e Skenderajt në vitin 2016, për sigurimin e lëndëve djegëse për objektet publike që i ka nën menaxhim të ngrohjes.

Ndonëse sezoni dimëror fillon tek 2 muajt e fundit të vitit, opozita e kësaj komune thotë se kjo shifër është marramendëse, pasi nuk ka pasur se ku ta shpenzojë gjithë atë lëndë djegëse, raporton KTV.

Qazim Xani nga AAK-ja ka llogaritur të gjitha shifrat e prezantuara në raportin financiar të realizimit të buxhetit komunal për vitin 2016, e që siç thotë, është shpenzuar më shumë se që ka pasur nevojë.

LDK-ja thotë se komuna madje krenohet për këtë shpenzim, siç e quajnë ata, enorm.

Në komunë i arsyetojnë shpenzimet. Zëdhënësi i komunës së Skenderajt, Hajriz Koci, është shprehur se ky shpenzim është bërë pasi komuna ka përgjegjësi të sigurojë me lëndë djegëse të gjitha objektet publike.

Drejtuesit e opozitës në këtë komunë thonë se edhe pse e kanë ngritur mjaft shumë zërin për të kërkuar llogari për të gjitha këto shpenzime, të paraqitura në raportin financiar, ata asnjëherë nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

SHPËRNDAJE