Oriola Marashi sfilon për markën e famshme, “Guess”

Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi ka shkëlqyer edhe jashtë kufijve.

Ajo ka sfiluar në Komo të Italisë për markën prestigjoze Guess, por kjo nuk është hera e parë për të. Drejtuesit të Guess Paul Marciano duket se i ka pëlqyer Oriola dhe ka vendosur ta shohë atë në një sfilat të dytë.

Nëpërmjet disa postimeve në Insta Story, modelja ka treguar se është përzgjedhur imazh i Guess për vitin 2020 dhe momentalisht ajo është duke realizuar një set fotografik për ta.

“Dita e setit fotografik për koleksionin e 2020 për rrobabanjot!”- shkruan Oriola në një nga postimet.

SHPËRNDAJE