Osmani flet për humbjen e LDK’së në Gjilan: Tregon edhe për dështimin e Lutfi Hazirit në Gjilan

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka arsyetuar humbjen e partisë së saj në Gjilanin e Lutfi Hazirit, ndaj Vetëvendosjes ku atje LDK-ja është mbrapa me 13 për qind, ose rreth 5 mijë e 600 vota.

Osmani ka thënë se angazhimi i Lutfi Hazirit ka qenë në tërë Kosovën, dhe jo vetëm në Gjilan.

“Kjo e ka hendikepuar atë, meqë nuk ka mundur të merret vetëm me Gjilanin, por ka qenë në tërë Kosovën, me kërkesën tonë si shef i Shtabit Zgjedhor”, ka thënë Osmani në Rubikon.

“Nuk po e arsyetoj, por askush nuk mund të bëjë me gisht ndaj askujt se nuk ka punuar si duhet e sa duhet. Unë dua të falënderojë të gjithë ata që kanë punuar natë e ditë, dhe që më kanë përkrahur parezervë”, ka shtuar më tej.

Osmani ka thënë se megjithatë njerëzit në nivel lokal votojnë ndryshe në nivel qendror.

“Ndryshe është kur konkurrenca është në mes të Kurtit, e ndryshe kur ajo është kundër Ismail Kurteshi”, ka thënë ajo, duke aluduar në garën në mes të Lutfi Haziri dhe Ismail Kurteshi për kryetar të Gjilanit në zgjedhjet e kaluara lokale./gazetametro.net

SHPËRNDAJE