Osmani: Mitrovicasit duhet të çohen kundër Thaçit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se duhet të bëhet një mobilizim i madh qytetar kundër planit të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për “korrigjim të kufijve” mes Kosovës e Serbisë.
Osmani ka thënë në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, se kundërshtimi i rishikimit të kufijve – këmbimi i veriut të Kosovës me Luginën e Preshevës në Serbi – është obligim qytetar.

Ajo ka thënë se duhet të mbahen protesta, dhe se Thaçit duhet t’i ndalohet të bisedojë me homologun serb, Aleksandar Vuçiq.

“Mitrovicasit nuk duhet ta lejojnë shkeljen e dinjitetit të tyre nga ana e presidentit”, është shprehur ajo.

Osmani ka parashikuar se janë mijëra njerëz që do të protestonin kundër Thaçit dhe idesë së tij.

“Mijëra qytetarë në Mitrovicë, Vushtrri… do të preken më së shumti nga pasiguria që krijohet”, është shprehur ajo.

“Pa mobilizim qytetar ky nuk do të ndalet. Sa do të jetë i suksesshëm kurrë nuk e di. Duhet të ketë mobilizim edhe të partive opozitare”, ka vlerësuar ajo.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE