Osmani: Po i presim rezultatet, Kurti: Gjithçka është e qartë rreth fituesit

Pas takimit të përbashkët që kanë pasur e në të cilin është diskutuar për mundësinë e arritje së një koalicioni të përbashkët në mes të LDK’së dhe Vetëvendosjes për të qeverisur me vendin, në një konferencë për media, Kurti e Osmani, kanë pasur një mospajtim të vogël.

Derisa Osmani është pyetur nëse do të bëhet kryekuvendare apo se kujt do t’i takojë posti i kryeministrit, ka thënë se për të folur për diçka të tillë duhet që të pritet numërimi përfundimtar i votave nga KQZ’ja, shkruan Gazeta Express.

“Po presim edhe numërimin e të gjitha votave, para se ta arrijmë marrëveshjen finale. Ka vullnet të mirë në të dy partitë”, ka thënë Osmani.

Megjithatë ndryshe nga Osmani, Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se gjithçka është e qartë dhe se rezultati përfundimtar i votimeve nuk do të ndryshojë dhe se i kanë uruar njëri tjetrit rezultatin gjatë takimit.

Kurti tutje ka thënë se janë pajtuar që të qeverisin bashkë, dhe se janë pajtuar që në parim të zvogëlojnë numrin e ministrive.

Në rezultate preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para , ndërsa LDK’ja e dyta.

Megjithatë KQZ’ja dje ka vendosur që mbi 300 vendvotime të rinumërohen për shkak të një problemi teknik që ka ndodhur me shtypjen e formularëve.

Ndërkohë nuk janë numëruar ende votat me kusht dhe ato të diasporës./GazetaExpress/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE