Pa zyrtarizimit të koalicionit me PSD-në, nis “iniciativa” e re: Zyrtarja e AAK-së kërkon koalicion me këtë parti politike

Derisa kanë mbetur vetëm edhe pak orë deri në zyrtarizimin e koalicionit ndërmjet AAK-së e PSD-së, kanë nisur propozimet edhe për një koalicion tjetër.

Zyrtarja e AAK-së, është ajo e cila ka theksuar se koalicioni më i mirë do të ishte ai ndërmjet partisë së saj dhe AAK-së.

“Koalicioni AAK -LDK është i duhuri për Kosovën”, ka shkruar në profilin e saj, zyrtarja e AAK-së Fitnete Bejta, raporton Gazeta Blic.

Ndërkohë, Gazeta Blic gjatë ditë së diele ka raportuar se AAK të hënën e zyrtarizon koalicionin me PSD.

parazgjedhor.Burime të Gazetës Blic kanë theksuar se janë marrë vesh edhe për formulën e “listës zgjedhore”.

Bartës i listës do të jetë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, derisa kreu i PSD-së, Shpend Ahmeti do ta bartë numrin 2.

Ndërkohë PSD do t’i ketë 25 kandidatë në listën e përbashkët zgjedhore.

“PSD kusht tjetër ka edhe pjesëmarrjen në debate televizive, në pothuajse prezencë të barabartë me AAK”, tha ky burim.

Deputeti i kësaj partie Dardan Sejdiu në një prononcim për Gazeta Blic ka treguar se çfarë do të ndodhë nesër në mbledhjen e Këshillit Drejtues.

“Neser kemi mbledhjen e Këshillit drejtues dhe në këtë mbledhje do të diskutohen edhe çështje që lidhen edhe me koalicionet parazgjedhore. E vërteta është se me AAK-në kemi pas bisedime dhe kanë qenë intensive por nesër në Këshill Drejtues diskutohen të gjitha”, tha au.

Ndërkohë, këtij koalicioni mund t’i bashkohet edhe Nisma e Fatmir Limajt.

Edhe pse ende janë larg aktualisht, Gazeta Blic merr vesh se AAK ka nisur kontaktet e para për marrjen në një listë edhe të Nismës.

“Deri më tani nuk ka një dakordim, por kanë nisur kontaktet e para”, tha ky burim.

Ndërkaq, merret vesh se Shpend Ahmeti nuk e ka problem që numrin 2 t’ia leshoj Limjat, nëse e ka si kërkesë për koalicion parazgjedhor.

Zyrtarisht nga asnjëra parti nuk kanë dhënë detaje.

Nga Nisma e Limajt tash e sa kohë kanë deklaruar publikisht se duan të shkojnë të vetëm në zgjedhjet e parakohshme parlamenatre.

Për nesër është paralajmëruar edhe një takim ndërmjet liderit të LDK-së, Isa Mustafa dhe atij të Nismës, Fatmir Limaj.

Ndër të tjera pritet të bisedohet edhe për mundësinë e një koalicioni parazgjedhor.

Ndryshe më 22 gusht pritet të shpërndahet Kuvendi dhe vendi të shkoj në zgjedhje brenda 45 ditësh.

SHPËRNDAJE