Pacolli lavdata vetes: Çka tha Grenelli, unë e kam thënë moti!

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka komentuar mesazhet që po i jep i dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, të cilat lidhen me ekonominë dhe rritjen e vendeve të punës.

Ai është përpjekur ta paraqes vetën vizionar. Madje sikur është ankuar se populli nuk ia ka ditur atë që ai e kërkonte në vitin 2004. Sipas Pacollit, Grenell tha të njëjtat fjalë, për të cilat ai është sulmuar.

” Prej 2004 i kam thënë këto të vërteta, kam punuar për to, jam sulmuar për to. Jam shumë i nderuar që nuk jam vetëm në artikulimin e tyre!”, u shprehë Pacolli.

“Po e shohim që në të gjithë mesazhet e Ambasadorit amerikan Grenell, të Dërguarit Presidencial për dialogun, fjala kyçe është ekonomia. T’i japim të ardhme të rinjve; vende pune; zgjidhjet do vijnë nga ekonomia; duhet të dëgjojmë komunitetin e biznesit! Etj.

Kjo që thotë Ambasadori, në vijën e mësimeve të Presidentit Trump për zgjidhjen e konfliktit nuk është zbulim i madh. Është eksperienca e përbotshme e post konflikteve që e afirmon këtë. Mësimet e kësaj eksperiencës janë para nesh! Kjo ndodh ndërsa ne të pushtuar nga polemika ndërshqiptare shterp jemi të verbër dhe të shurdhër për t’ i kuptuar këto mësime”, shkruan Pacolli.

Pacolli, në postimin e tij në Facebook thotë se “Prej 2004 i kam thënë këto të vërteta, kam punuar për to, jam sulmuar për to”.

“Jam shumë i nderuar që nuk jam vetëm në artikulimin e tyre! Shpresoj se ka shumë mes nesh që do dalin nga kllapia e demagogëve të rrejshëm që e kanë ndërtuar të kaluarën dhe të sotmen e tyre me retorikë lufte dhe do punojnë të ndriçuar nga të vërteta të thjeshta si këto! Ne fituam luftën, por rrezikojmë të humbim paqen nëse s’ veprojmë në kohë!

Kemi humbur kohë, por të mos humbim as miqtë që na ndihmuan atëherë dhe sot! Më mirë vonë se kurrë!”, përfundon Pacolli.

SHPËRNDAJE