Pacolli mundohet të jap arsye të qëndrueshme se pse Thaçi duhet t’i prijë delegacionit kosovar

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe ministri i punëve të jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, që udhëheq AKR-në tha sot para mediave në hollin e Kuvendit të Kosovës se nëse Serbia do ta ketë shef të dialogut presidentin e saj atëherë edhe Kosova do ta ketë shef të dialogut presidentin Hashim Thaçi.

Ai po ashtu tha se kësaj radhe në dialog do të merr pjesë edhe delegacioni i Qeverisë.

Pacolli: Qeveria do të marrë pjesë në dialogun e 7 shtatorit

“Besoj se dialogu me intensitetin e plotë fillon tani më 7 shtator dhe aty do të jenë edhe përfaqësuesit e Qeverisë, ky grup për çka po bisedohet dhe do të jetë më qartë…Unë jam ministër i punëve të jashtme dhe unë do të kryejë detyrimet dhe obligimet e veta që dalin nga …Unë kam qenë dy herë deri tani dhe kam qenë brenda nuk kam nejt jashtë…Unë besoj që Fatmir Limaj është ai që e udhëheq grupin qeveritar për dialog…Varet si do të veprojë pala serbe, nëse pala serbe do të ketë shef dialogues presidentin e tyre atëherë sigurish se ne do ta vejmë presidentin tonë”, ka thënë ai shkurt para mediave.

SHPËRNDAJE