Pacolli në Japoni: Ofrojmë mjedis të shkëlqyer për investime japoneze

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se Kosova ofron zonë të lirë ekonomike dhe se bashkë me Shqipërinë përfaqësojnë qendër tërheqëse për investimet dhe teknologjinë japoneze.

Këto komente Pacolli i bëri gjatë vizitës zyrtare në Japoni ku është takuar me ministrin japonez të Ekonomisë Tregtisë dhe Industrisë, Hiroshige Sego.

Në këtë takim Pacolli bëri të ditur se Kosova dhe Shqipëria janë tërheqëse për investimet edhe për shkak të porteve të thella detare, infrastrukturë rrugore të përshtatshme dhe krah të përgatitur pune.

“Kosova e do praninë e ndërmarrësve japonezë në shumë fusha si energjia, infrastruktura, teknologjitë e informacionit, bujqësia, sepse nga eksperienca ime mund të them se tek ata gjen sinqeritet, ndershmëri, korrektësi”, është shprehur Pacolli.

SHPËRNDAJE