Pajtohen Rama e Basha, kryeministri shpërndan mesazhin e kreut të PD-së: Jemi një komb

Sot kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, nxorri një mesazh bashkimi në kushtet e dramës së tërmetit.

Basha tha se “Megjithë ndasitë tona, në orë nevoje, jemi një komb i bashkuar”.

Këtë mesazh që duket se u pelqye në publik, e ka shpërndarë edhe kryeministri Edi Rama.

Ndryshe, para dy ditësh Shqipëria u godit nga tërmeti më i fuqishëm në dekada. Si pasojë u shkaktuan dhjetëra viktima, qindra të plagosur e dëme të mëdha materiale.

SHPËRNDAJE