Pak bileta të shitura, mësohet numri i tifozëve bullgarë që do të jenë të pranishëm sonte

Kanë mbetur edhe dy orë deri te fillimi i ndeshjes Bullgari – Kosovë.

Djelmoshat e Challandes udhëtojnë për fitore, pasi vetëm në atë mënyrë mund të mbajnë gjallë shpresat për kualifikim tutje, shkruan GazetaBlic.

Por interesant është fakti se vendasit kanë shitur vetëm një numër të vogël të biletave të shitura.

Siç raportojnë gazetarët bullgarë, janë shitur vetëm tetë mijë sosh, nga 44 mijë sa është kapaciteti total i stadiumit “Vasil Levski”.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat deri para fillimit të ndeshjes, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

SHPËRNDAJE