Pal Lekaj nuk ndalet, “shkep” pozita në fund të mandatit

Ministri në largim I Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka vazhduar me shpalljen e konkurseve të reja për avancime të stafit, ndonëse vendi është në prag të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 6 tetor 2019.

Lekaj dje ka shpallur konkursin për avancimin e drejtorit të Departamentit të Inspektimit dhe të drejtorit të Departamentit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme në Ministrinë e Infrastrukturës.

Përndryshe, portali “Front Online” ka raportuar javën e kaluar për shpalljen e një konkursi të madh në Ministrinë që e drejton Pal Lekaj, ku përfshihen 19 pozita të reja dhe 3 avancime.

Lekaj javën e kaluar ka shpallë konkurs për këto pozita: Zyrtar për ndërtimtari, zyrtar I lartë për çështje pronësore, menaxher regjional, inspektor I transportit rrugor, inspektor I infrastrukturës rrugore, avancim për udhëheqës të divizionit për komunikim me publikun, avancim për udhëheqës të divizionit për hartimin dhe harmonizimin e legjislacionit, avancim për udhëheqës të divizionit të inspektimit të infrastrukturës rrugore, zyrtar të lartë përprokurim, zyrtar I prokurimit (joikarrierës), zyrtar administrative në departamentin e Inspektimit, udhëheqës I divizionit përpërgatitjen e testeve për patentshofer, konkurs për auditor të brendshëm dhe konkurs për asistent administrativ.

Përndryshe, Pal Lekaj është I shtati në listën për deputetë të koalicionit AAK-PSD.

SHPËRNDAJE