Pamje kiameti: Bien gurë e dhe në magjistralen Kaçanik – Han i Elezit

Rruga Kaçanik – Han i Elezit po vazhdon të jetë ende problem për pjesëmarrësit në komunikacion.

Mbrëmë dhe sot, në këtë magjistrale ka pasur shembje të dheut dhe të gurëve.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, shihen shkëmbinjtë të cilët nga rrëshqitja kanë rënë deri në rrugën afër tunelit.

Ndërkaq nuk raportohet për të lënduar, nga Ministria e Infrastrukturës nuk kanë dhënë detaj lidhur me këtë.

SHPËRNDAJE