Pamje nga rrotullimi i autobusit me kosovarë në Serbi

Në mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Kurshumli, një autobus që udhëtonte nga Lubjana e Sllovenisë për në Kosovë, është rrokullisur dhe si pasojë, shoferi i autobusit është dërguar në spital.

Në Serbi thonë se nga ky aksident nëntë persona janë transportuar në spital, ndërsa tre prej tyre me thyerje të gjymtyrëve janë ndaluar për trajtim të mëtutjeshëm.

Por, kjo kompani turistike në një prononcim për Express tha se nga ky aksident i lënduar ka mbetur vetëm shoferi.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë)

Autobusi i kompanisë “R-Gashi” ka dalë nga rruga në drejtim të Nishit, që po vinte për në Kosovë. Mediat serbe raportojnë se shoferi ka humbur kontrollin e autobusit dhe ka rrëshqitur jashtë rrugës.

SHPËRNDAJE