Pamje nga vendi ku një i mitur u gjet pa shenja jete (FOTO)

Viktimën e ka gjetur një punëtor i kompanisë së pastrimit i cili më pas e ka lajmëruar policinë.

Dyshohet se viktima është i komuniteit ashkali, i moshës 12 vjeçare, raporton FaktePlus.

Pas daljes në vendin e ngjarjes nga ekipet policore dhe mjekësore është konstatuar vdekja e viktimës mashkull, i mitur.

Flora Ahmeti,  zëdhënëse e Policisë në Prishtinë ka thënë se po vazhdojnë hetimet për këtë rast dhe se rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë.

‘Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën se në afërsi të një ndërtese, në rrugën Xhemajl Mustafa në Fushë Kosovë, ndodhet një person i shtrirë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipi mjekësor , i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull (i mitur)” ka thënë Ahmeti. /FaktePlus

SHPËRNDAJE