Pamje shokuese: Një makinë godet dhe zë përfundi një grua

Ky është momenti shokues kur një grua rrëshqet dhe goditet nga vetura derisa ishte duke kaluar rrugën

Skena rrëqethëse u kap nga një kamerë e sigurisë në qytetin e Nogales në shtetin meksikan të Sonoras.

Në video, 22-vjeçarja Minerva F.S. mund të shihet duke kaluar nëpër vijat e bardha të trafikut me një palë taka të larta.

……………………………………………………………………………………………………………..
Video e dhimbshme: Kështu vriteshin shqiptarët që furnizonin me armë UÇK-në

……………………………………………………………………………………………………………..

Ajo duket të jetë e hutuar dhe duke folur në telefon.

Së pari kalon një kamion dhe me të arritur te vija e tretë e bardhë goditet nga një makinë e cila e zë përfundi dhe e zvarrit pak metra përpara.

Kalimtarët vrapojnë për ta ndihmuar derisa vozitësi lëviz veturën prapa që të largohet nga trupi i vajzës.

Raportohet se vajza është dërguar në spital me disa lëndime por ndodhet në gjendje stabile.

SHPËRNDAJE