Pamje si në filma: Qytetarët rrahen me shqelma në mes të Pejës (VIDEO)

Dy qytetarë në mbrëmjen e së martes janë rrahur keq mes vete në Pejë.

Në një video që kanë dërguar lexuesit e IndeksOnline shihen dy persona gjersa rrahen me vete me shqelma, afër stacionit të autobusëve në komunën e Pejës.

Në video shihen disa kalimtarë të rastit që kanë ndërhyrë në rrahjen e tyre, duke i ndarë.

Ende nuk dihet shkaktari që çoi dy qytetarët në këtë akt.