Pamje të frikshme: Erërat e fuqishme e qesin në tokë komplet kulmin e një shtëpize në Bogë

Erërat e fuqishme kanë dëmtuar tërë kulmin e një shtëpize në Boge të Rugovës, ku edhe disa pamje janë publikuar nga atje prej një qytetari.

Njohësit e meteorologjisë kanë paralajmëruar që dy ditë për erërat e fuqishme dhe temperaturat e nxehta që do ta goditin vendin tonë deri në ditën e shtunë. Përveç erës dhe temperaturave të larta, Kosova po përballet edhe me pluhurin që po vjen nga shkretëtira e Saharës nga Afrika Veriore.

Era të fuqishme sot kanë goditur disa qytete të Kosovës, ku Peja, Prizreni dhe Prishtina janë qytetet më të goditura nga këto erëra.

Në qytetin e Pejës është parë sot erë e madhe por edhe që ka shkaktuar dëme materiale.

E pikërisht në territorin e Pejës, në Boge të Rugovës erërat e fuqishme kanë dëmtuar komplet kulmin e një shtëpize atje.

Është një qytetar që ka publikuar pamje direkt nga Boga, ku sipas tij pamjet janë bërë pak minuta pasi që era ka goditur këtë shtëpizë. Madje ai ka përshkuar edhe momentin kur erëra ka goditur këtë pjesë.

”Papritmas në at cep të largët nga e gjithë bota dhe çdo lloj sëmundje, na goditi një erë e fortë, një stuhi që i rrëzoi fëmijët për tokë e më detyroi t’i ndjek vrap dhe t’i kap që t’i mbaj afër meje. Gjatë mbulimit të fëmijëve nën jaknen time, e ngrita kokën lart të shihja se ç’po ndodh, kur pashë natyrën në veprim, ishte si një skenë filmi, kulmi i një vikendice tek fluturisej në ajër”. ka shkruar qytetari në videon e publikuar në Faccebook.

SHPËRNDAJE