Pamje të mbetjeve të pilotëve serbë dhe avionit ushtarak të rrëzuar sot në Kovaçicë

Një avion i ushtrisë së Serbisë u rrëzua në Kovacic në afërsi të Beogradit, dhe nga dy pilotët që braktisën avionin përmes katapultit, njëri vdiq. Mediat serbe raportojnë se një tragjedi pothuajse identike kishte ndodhur një vit më parë në afërsi të Sabacit.

Avioni ushtarak G4 i ushtrisë së Serbisë me dy plilotë u rrëzua sot në mëngjes rreth orës 9:00, përcjellë gazetametro.net.

Piloti dhe kopiloti u katapultuan. Majori Robert Kaloci vdiq në vend, dhe i plagosuri majori Aleksandar Matic u transferua në spital të rëndë shëndetësore, por jashtë rrezikut për jetë.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Aeroplani ra në fushë, në fshatin Idvor afër Kovacicës dhe vendasit pohojnë se në një moment ata madje dëgjuan që motori pushoi së punuari.

“Isha në shtëpi kur motori i avionit u ndal dhe pashë dy pilotë të katapultuar”.

Dëshmitarët okularë u thanë mediave serbe se në kohën e rrëzimit, në fushat përreth ishin shumë fermerë të cilët ishin duke punuar dhe së pari kishin dëgjuar që avioni fluturonte ulët, në mënyrë që në një moment dukej sikur motori është ndalur, dhe më pas ka pasur një shpërthim. Ata thonë se në vendngjarje, panë një një krater në vendin ku ra aeroplani.

“Unë isha në treg kur pashë një parashutë shumë lartë … Mendova se ishte një stërvitje, por pas gjysmë ore dëgjova se u rrëzua një avion, shkova atje, gjeta helmetat dhe ulëset … kuptova se ata ishin katapultuar”, njëri prej dëshmitarëve okular.

SHPËRNDAJE