Pamje të pazakonta: Shihni ç’të bën policia australiane për mungesë të maskës

Pasi një video e arrestimit të dhunshëm të një gruaje në rrugët e Melburn filloi të shpërndahej në internet, policia australiane duhej të shpjegonte veprimet e saj në një deklaratë. Ajo tregon një oficer policie që ngjesh një grua me dhunë një mur, duke ia mbajtur duart rreth qafës, dhe pastaj e shtrin përtokë, raporton CNN.

Policia tha në një deklaratë se oficerët ishin duke patrulluar rreth orës 17:00, kur panë një femër 21-vjeçare duke ecur nëpër rrugë pa një maskë mbrojtëse. Ata vendosën ta arrestojnë pasi ajo nuk pranoi të jepte emrin, mbiemrin dhe adresën.

Përkatësisht, shteti i Victoria-s vendosi një gjendje të jashtëzakonshme të dielën për shkak të një rritje të transmetimit lokal të sëmundjes, dhe banorët e Melburn duhej të veshin maska ​​çdo herë sapo të dalin nga shtëpitë e tyre. Gjoba për mosveshje maske është 120 euro.

Në videon e incidentit, ajo mund të dëgjohet duke bërtitur “ju po më mbytni”.

Zëri i një burri që regjistron të gjithë skenën mund të dëgjohet gjithashtu: “Lëreni atë”. Në një moment, gruaja goditi policen që u përpoq të ndërhynte.

Menjëherë pas kësaj, polici rrëzoi gruan përtokë ndërsa ajo vazhdonte të thoshte: “Çfarë kam bërë unë, çfarë kam bërë?”

I dashuri i 21-vjeçares, duke folur për mediat tha se ajo ishte e përjashtuar nga veshja e një maske mbrojtëse.

Ai më vonë i tha filialit CNN 7Neës: “Është një mënyrë e tmerrshme si erdhën…Ata duhet të na bëjnë të ndjehemi të mbrojtur, apo jo? Ne nuk ndjehemi të mbrojtur. Ata thjesht kërkojnë një argument dhe duan të ndëshkojnë njerëzit dhe të jenë kërcënues, kjo nuk është e ligjshme”.

Policia tha në një deklaratë se gruaja nuk tha që ishte e përjashtuar nga veshja e maskës. Ata theksuan në deklaratë se gruaja u bë agresive fizikisht dhe se ajo goditi një polic që u transportua më vonë në spital për mjekim.

“Gruaja vazhdoi t’i rezistojë arrestimit dhe ne duhej ta shtrinim atë në dysheme”, shpjegoi policia.

Policia konfirmoi identitetin e gruas në komisariat. Ajo akuzohet se i rezistoi arrestimit dhe sulmit të policisë. Ajo u la e lirë me kusht dhe do të thirret në gjykatë kur të caktohet seanca dëgjimore.

SHPËRNDAJE